Kryesore » 2012 » Qershor » 17 » Policia akuzohet për manipulim të tenderit 2.9 milionësh
12:15 PM
Policia akuzohet për manipulim të tenderit 2.9 milionësh
Me arsyetimin se nuk i plotësojnë specifikimet e përcaktuara në tender, Policia e Kosovës ka përzgjedhur ofertën që është afro gjysmë milioni euro më e lartë për furnizim me vetura të reja, shkruan sot Koha Ditore. Policia e Kosovës, sipas pronarit të kompanisë "Mercom Company”, ka shkelur Ligjin e prokurimit publik në tenderin për furnizim me automjete, ka thënë Arif Elshani, pronar i kompanisë "Mercom Company”. Sipas tij, Policia e Kosovës e ka përgatitur tenderi për t’ia dhënë një tipi të veturave, prandaj të tjerët i ka shpallur të papërgjegjshëm. "Mercom Company”, që përfaqëson veturën e markës "Peugeot”, është shpallur e papërgjegjshme për llotin e parë, ndonëse ishte më e lirë se fituesi për 442 mijë e 700 euro. E papërgjegjshme është shpallur edhe kompania tjetër "Autoshpia Siqani”, që përfaqëson "Opelin”, me ofertë më të mirë se fituesi për 200 e 20 mijë euro. Fitues në këtë llot nga Policia e Kosovës është shpallur kompania "Porsche Kosova”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus