Kryesore » 2012 » Korrik » 22 » Po, me AAK’në
2:12 PM
Po, me AAK’në
Zyrtarët e PDK’së kanë mirëpritur deklaratat e Ardian Gjinit se AAK’ja do ta shqyrtojë mundësinë për bashkëqeverisje me partinë e Hashim Thaçit. Adem Grabovci thotë se një koalicion i tillë është pozitiv dhe forcon institucionet përballë problemeve të mëdha me të cilat ballafaqohet vendi aktualisht, siç është Veriu. Nëse pritjet e AAK’së dhe PDK’së realizohen deri në fund të muajit tjetër, atëherë shtatori do të jetë muaji i ndryshimeve të partive në koalicionin qeveritar.Rrjedhimisht edhe kurorëzimi i koalicionit të ri PDK-AAK.Me këtë rast, AKR’ja do t’i bashkohej LDK’së e Vetëvendosjes në opozitë, ndërsa partia e Ramush Haradinajt dhe ajo e Hashim Thaçit do të ndanin pushtetin për dy vitet e mbetura të mandatit të Qeverisë. 

Deklaratën e Nënkryetarit të AAK’së, Ardian Gjini, i cili nuk e mohoi lidhjen e koalicioni me partinë e Thaçit në vjeshtë, janë mirëpritur nga zyrtarët e PDK’së.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci ka thënë se nuk dëshiron të parashikojë se çka do të ndodhë deri në vjeshtë, por se parimisht partia e tij është e hapur për AAK’në.

"Koalicionin PDK-AAK e shoh si shumë pozitiv dhe që do t’i ndihmojë vendit dhe do t’i çojë proceset shumë shpejt përpara. Them se sa më shumë që të jemi të mobilizuar, më lehtë do ta kemi. Nuk thuhet në popull rastësisht se bashkimi bën fuqinë”, ka thënë Grabovci, për Express, të shtunën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus