Kryesore » 2012 » Nëntor » 16 » Pjesë e skandalit edhe zzyrtart e MPB-s
10:47 AM
Pjesë e skandalit edhe zzyrtart e MPB-s
Njëri nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka "gisht” në keqpërdorimin e një milion e katërqind mijë eurove, të cilat i takojnë kompanisë austriake "Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD), e cila prodhon pasaportat kosovare. Ky zyrtar, sipas burimit të gazetës brenda MPB-së, është njëri nga deri vonë, bashkëpunëtorët e ngushtë të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, por deri më sot askush nuk e pohon se këtë veprim, zyrtari i lartë i MPB-së e ka bërë me lejen dhe dijeninë e ministrit. "Jemi disa veta në ministri që kemi arritur ta kuptojmë se kush qëndron prapa kësaj çështjeje, por informata po mbahet shumë sekrete. Është njëri nga personat më të afërt të ministrit. Ai e ka dhënë urdhrin për devijimin e transferit nga xhirollogaria e OeSD-së në atë të nën-kontraktueses Natalije Velijajt”, ka thënë burimi. Ky zyrtar shprehet i bindur se vetë ministri Rexhepi deri vonë nuk ka qenë i informuar se cili zyrtar i MPB-së e ka bërë këtë, por, ai tashmë e ka kuptuar se për kë bëhet fjalë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus