Kryesore » 2012 » Qershor » 21 » Piloti James Berisha i rikthehet lobimit për Kosovën
0:49 AM
Piloti James Berisha i rikthehet lobimit për Kosovën
Piloti James Berisha ia ka dal që të mbajë premtimin e tij, dhënë shqiptarëve se sapo ta ketë të mundshme ta riparojë aeroplanin e tij, do t’i rikthehet misionit kombëtar të lobimit për njohjen e Kosovës.Berisha i tha të mërkurën gazetës "Bota sot”, se pas shumë përpjekjeve disa muajshe, falë ndihmës dhe përkrahjes që ka gjetur nga bashkatdhetarët ia ka dalë të grumbullojë ndihmën e duhur për riparimin e aeroplanit të tij, të mbetur në Sudan, tashmë gati një vit. "I falënderoj të gjithë bashkatdhetarët se pas shumë përpjekjeve, do të jem i gatshëm për rikthim në misionin tim nga e shtuna”, tha Berisha."Unë do të udhëtojë të shtunën për në Sudan, ku do të kryhen riparimet e aeroplanit tim dhe pastaj do të rinisë lobimin "Flying for Kosovo” duke përshkuar nga qielli dhe toka dy shtetet e mbetura nga itinerari im i lobimit, Libinë dhe Egjiptin, ku do të dorëzojë edhe letrat zyrtare, në emër të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, me kërkesë për njohje nga këto dy vende”, tha Berisha.
Berisha qëllimin e tij do ta bëjë të ditur në një konferencë për media të premten në Prishtinë.
Piloti James Berisha do të njoftojë opinionin e gjerë se misionin e tij do ta përfundojë ashtu siç ka premtuar pas lirimit të tij nga burgu në Eritrea.
Motori i aeroplanit të pilotit Berisha "Cesnna 172”, 4-vendësh, (një motorësh) që e kishte blerë në nisje të misionit, i shpërtheu gjersa ishte në fluturim në qiellin e Sudanit në fund të majit 2011, por kësaj fatkeqësi Berisha i mbijetoi mirë. Pas prishjes së aeroplanit Berisha kishte provuar ta përmbyllte misioni duke fluturuar si udhëtar në shtet e mbetura pa e dorëzuar kërkesën për njohje. Kështu në gusht të vitit 2011 kishte udhëtuar me të njëjtin qëllim për në Eritrea, por gjatë kthimit edhe pasi e kishte dorëzuar kërkesën për njohje qe arrestuar nga autoritetet e këtij vendi diktatorial, të cilat e mbajtën padrejtësisht për 5 muaj në burg si peng.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus