Kryesore » 2012 » Korrik » 2 » Përfundon pavarësia e mbikëqyrur për Kosovën
3:58 PM
Përfundon pavarësia e mbikëqyrur për Kosovën
Grupi Ndërkombëtar Drejtues në Vjenë sot ka vendosur për dhënien fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, duke i hapur një perspektivë të re shtetit të Kosovës. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga anëtarët e GND-së bëjnë të ditur për KosovaOnline, burime brenda takimit.Menjëherë pas takimit një një deklaratë për media, kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi se sot me 2 korrik, GDN mori një vendim historik për përmbylljen e pavarësisë së Kosovës, e cila është një datë simbolike për Kosovën."Kjo datë tregon se sa shumë rrugë të gjatë kemi bërë, sa shumë sakrifica dhe dhimbje kishin qytetarët e Kosovës. Qytetarët e Kosovës çdo herë kanë pasur besim të fuqishëm, shpresë dhe optimizëm për Kosovën e pavaruar dhe sot pas 22 vitesh ne jemi shtet sovran dhe i pavarur", ka thënë Thaçi, duke shtuar se sot Kosova hap një kapitull të ri të shtetësisë së saj. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus