Kryesore » 2012 » Qershor » 22 » Për vjedhjen e arit edhe katër policë të dyshuar
10:37 AM
Për vjedhjen e arit edhe katër policë të dyshuar
Në "grepin” e Inspektoratit Policor të Kosovës, i cili po zhvillon hetimet rreth skandalit të fundit të ndodhur në dhomën e dëshmive në Stacionin Policor të Pejës, ku u vodhën 25.3 kilogramë ari, pritet të bien edhe katër pjesëtarë policorë, që dyshohen se janë të përfshirë në këtë hajni profesionale. IPK ndërkaq, pritet që brenda dhjetë ditësh t’i përfundojë të gjitha hetimet lidhur me vjedhjen e arit në dhomën më të "hekurt”, të policisë në rajonin e Pejës, kanë thënë zyrtarë të Inspektoratit, shkruan "Zëri”.Sipas tyre, të gjitha hetimet e zhvilluara deri më tani çojnë se në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë edhe tre, katër zyrtarë tjerë policorë, përveç atyre që tashmë gjenden në arrest shtëpiak.Kryeshefi i IPK-së, Fitim Shishani nuk i ka bërë publik emrat e policëve të cilët janë nën "llupën”, e Inspektoratit, për shkak të hetimeve të brendshme që janë duke u zhvilluar ndaj tyre, por është zotuar se nuk do të pushojnë për asnjë moment deri në ndriçimin e së vërtetës së këtij skandali.Kryetari i Komisionit parlamentar për punë të brendshme dhe siguri, Ahmet Isufi në mënyrë të prerë ka kërkuar përgjegjësi më të lartë institucionale për rastin e Pejës."Me qëllim që në të ardhmen të mos ndodhin ngjarje të tilla, kërkoj përgjegjësi institucionale nga niveli i lartë, duke filluar nga hierarkia komanduese, e deri te politika udhëheqëse”, ka thënë Isufi. /
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus