Kryesore » 2012 » Shtator » 26 » Për Elvis Kelmendin, vendoset sot
10:22 AM
Për Elvis Kelmendin, vendoset sot
Elvis Kelmendi do të dalë sot para gjykatësit, ku do të vendoset për lirimin e tij apo për vazhdimin e paraburgimit. Avokati Florin Vërtopi insiston se në këtë rast janë shkelur të gjitha normat ligjore dhe Kushtetuta e Kosovës. Ai kërkon që klienti i tij të gjykohet nga EULEX’i.Elvis Kelmendi do të qëndrojë në paraburgim edhe për 24 orë tjera. Të paktën kështu është vendosur të martën nga gjyqtari i procedurës paraprake, para të cilit Kelmendi do duhej të dilte. Por, vendimi i prokurorit të EULEX-it ka bërë që dalja para gjyqtarit e Elvis Kelmendit të shtyhet për të mërkurën në orën 13 e 30.Djali i biznesmenit pejan Naser Kelmendit u arrestua të premten në mbrëmje në Pejë, me ç’rast prokurori i EULEX-it mori masën e ndalimit policor për 48 orë. Pavarësisht se ky afat i ndalimit skadoi të hënën në mbrëmje, Kelmendit iu vazhdua e njëjta masë nga prokurori Pascal Persons. Edhe pse ishte raportuar se ai është liruar, avokati i Kelmendit Florin Vërtopi, duke mohuar një gjë të tillë, sqaron se në rastin e klientit të tij është shkelur Kodi i Procedurës Penale dhe Kushtetuta e Kosovës."Prokurori Persons ka lëshuar dy vendime me masa të njëjta ndalimi, që bazohen në të njëjtën vepër penale, atë vrasje e rëndë në tentativë. Andaj me këto vendime është shkelur norma ligjore dhe Kushtetuta e Kosovës”, tha avokati Vërtopi për Express. Avokati po ashtu sqaron se nuk ka qasje në asnjë dokument të lëndës dhe se ai nuk posedon ndonjë kërkesë për ekstradim nga Bosnja ashtu siç thuhej. Vërtopi tha se ka dy vendime të njëjta e për këtë të dytin ka paraqitur ankesë te gjyqtari i EULEX-it dhe prokurori. Sipas tij, Gjykata e Qarkut ankesën e ka proceduar në EULEX, e këta e kanë kthyer prapë te Gjykata e Qarkut. "Pasi që çështja është komplekse dhe e lejon edhe ligji për kompetenca, kam kërkuar që edhe gjyqtari të jetë i EULEX-it pasi që edhe prokurori është i këtij misioni”, tha Vërtopi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus