Kryesore » 2012 » Prill » 23 » Për degradim të kosovarëve ndiqen penalisht shefat e SVP-së
8:03 PM
Për degradim të kosovarëve ndiqen penalisht shefat e SVP-së
Reklama: "Kosovarët therin zviceranin", ka bërë që disa anëtarë të SVP-së të hetohen penalisht mbi dyshimet për racizëmReklama propaganduese nëpër gazeta vitin e kaluar në kuadër të fushatës së SVP-së kundër imigracionit masiv me titullin: "Kosovarët therin zviceranin", ka bërë që disa zyrtarë të lartë të këtij subjekti politik të hetohen penalisht mbi dyshimet për racizëm.Prokuroria e Cyrihut ka konfirmuar se po i zhvillon hetimet ndaj Komisionit të Iniciativës së SVP-së kundër emigracionit masiv për shkelje të mundshme të Ligjit kundër racizmit në Zvicër.Lajmin e ka konfirmuar për 20min kryeprokurori i Cyrihut, Hans Maurer.
Penalisht do të ndiqet kreu i partisë Toni Bruner, zëvendës i tij, Christoph Blocher, Adrian Amstutz dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të SVP-së.

Vitin e kaluar SVP-UDC kishte pranuar të modifikonte titullin e pllakatit të saj, duke e kthyer atë nga shumësi "kosovarët" në njëjës "kosovari ther zviceranin".

Ky është i gjithë "kompromisi" që kishte pranuar ta bënte SVP-UDC kundrejt gazetave të cilat nuk kishin pranuar ta botonin reklamën e saj propaganduese për fushatën e iniciativës "Të ndërpritet imigracioni masiv".
Për avokatin, David Gibor, i cili kishte bërë padi qysh në tetor të vitit të kaluar ndryshimi tekstual i reklamës tregon se iniciatorët kanë qenë të vetëdijshëm për mundësinë e procedurës penale. Ndërsa presidenti i SVP-së, Toni Bruner tha se nuk është në dijeni për procedurën penale dhe për këtë arsye nuk dëshiron të prononcohet.
Kryeprokurori i Cyrihut, Mauer tha se disa prej politikanëve të SVP-së mund të përdorin imunitetin e tyre si deputet nacional për t’i ikur përgjegjësisë. Por nëse e bëjnë këtë, atëherë duhet të iniciohet një procedurë parlamentare, thotë Maurer...
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus