Kryesore » 2012 » Gusht » 7 » Për BE, 72 % e qytetarëve të Kosovës
6:38 PM
Për BE, 72 % e qytetarëve të Kosovës
Popullariteti i Bashkimit Evropian në Kosovë mbetet i lartë. Në një referendum për t`iu bashkuar BE-së, 72% e qytetarëve do të kishin thënë "Po”, gjë që, sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, është një përqindje e cila nuk ka ndryshuar fare nga dy vitet e kaluara.Po sipas kësaj zyre, shumica besojnë se integrimi do të ishte një përparësi për Kosovën; pothuaj 90 % e të anketuarve e konsiderojnë si të rëndësishëm fuqizimin e lidhjeve me BE-në dhe më shumë se 70 % e tyre e shohin integrimin në BE si një zgjidhje të mundshme për problemet ekzistuese në ekonomi, udhëtim, korrupsion, sigurim të së ardhmes për të rinjtë, mirëqenie sociale dhe në fushat e bujqësisë.Anketa është organizuar nga projekti i financuar nga BE-ja "Perspektiva e BE-së në Kosovë” dhe është realizuar në maj dhe qershor të vitit 2012.Të gjeturat kryesore të saj janë prezantuar të martën nga zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli, zëvendësudhëheqësi i operacioneve në Zyrën e BE-së, Melvin Asin, zëdhënësi i Zyrës së BE-së, Stojan Pelko, dhe udhëheqësi i operacioneve në UBO Consulting, Berat Abdiu. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus