Kryesore » 2012 » Nëntor » 30 » PDK, skandal i ri me “përgjime”, Krasniqi bën thirrje për kërkim falje publike
2:25 PM
PDK, skandal i ri me “përgjime”, Krasniqi bën thirrje për kërkim falje publike
Kryetari i Kuvendit te Kosovës, Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj si dhe simpatizantët e PDK-së në Malishevë, duket se u janë bërë "halë” në sy disa prej njerëzve kryesorë në qeveri dhe në Partinë Demokratike të Kosovës, nëse është për t’iu besuar disa "incizimeve” që u janë dërguar medieve nga persona anonimë.
Sipas këtyre incizimeve, që dërguesi anonim i quan” përgjime” por që nuk kanë arritur të konfirmohen, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një bisedë me shefin e Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka përdorur fjalë të rënda e nënçmuese ndaj sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi, madje edhe ndaj simpatizantëve të partisë së tij në Malishevë. Thaçi, sipas këtyre incizimeve, madje i lë edhe një emër "përkëdhelës”, Krasniqit duke e quajtur atë "Jakupovski”, raporton gazeta "Zëri”.Qeveria e Kosovës ka mohuar vërtetësinë e këtyre incizimeve, ndërsa Policia e Kosovës ka thënë se personat në fjalë nuk kanë qenë nën përgjime nga ana e saj. Këto shprehje kryeministri i Kosovës i përdor gjatë bisedimeve telefonike që ka pasur me shefin e Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, të cilat të enjten janë publikuar në kanalin youtube.com, nga persona të panjohur dhe i janë dërguar medieve nëpër adresat elektronike. Subjekti kyç i të gjitha bisedave është Adem Grabovci, me të cilin paraqiten duke komunikuar të gjithë të tjerët.

Natyrisht, është kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku, ai që tregohet pakrahasueshëm me i "fëlliqti” prej gjuhës se të gjithë të tjerët, duke përdorur edhe sharje e fyerje ndaj Krasniqit. Lushtaku që është veç një kryetar komune dhe shkon deri aty sa i bën presion Grabovcit që nuk po e shkarkojnë nga partia Krasniqin.

Grabovci është përgjuar edhe gjatë një bisede me ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ku temë e diskutimit sërish ka qenë Krasniqi dhe ku ky i fundit kërkon një favor pune nga ministrja. Biseda tjetër e incizuar është zhvilluar mes Adem Grabovcit, dhe personit që e ka drejtuar Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli, por aty nuk flitet për Krasniqin, por për një vizitë te rektori i UP-së.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus