Kryesore » 2012 » Nëntor » 14 » PDK ka të meta
1:19 PM
PDK ka të meta
Unë mendoj se PDK ka qenë ndër partitë më demokratike, të cilat kanë punuar në ekip. Megjithatë, të meta nuk mund të them se nuk ka brenda PDK-së, por ato të meta janë si pasojë e të qenit në pushtet, thotë Xhavi Haliti, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së."Kur e ke pushtetin nuk ke nevojë të mbash edhe aq shumë mbledhje, përmes të cilave do të luftosh për ta marrë pushtetin. Megjithatë, ka vërejtje nga anëtaret e kryesisë së partisë. Është e vërtetë që kuvend zgjedhor nuk është mbajtur, ka një kohë. Sipas vendimeve që kemi marrë do ta mbajmë kuvendin zgjedhor së shpejti”, thotë Haliti për "Radio Evropa e Lirë”."Pretendimet e secilit që është në politikë janë për të bërë një karrierë të mirë politike dhe secili ka të drejtë të konkurrojë dhe të pretendojë më shumë sesa që ka”, shton ai.

Sipas tij, raportet "mes palëve të cilat kanë dalë publikisht kundër njëra-tjetrës ose individëve, ka më shumë hapësirë dhe rrugë të cilat i bashkojnë, sesa që i ndajnë”.

"Por, jam disi i bindur se ne kemi më shumë rrugë, mundësi, që të jemi bashkë, sesa që dikush të ndahet”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus