Kryesore » 2012 » Prill » 1 » Partive politike serbe nuk ua ndien fare për Kosovën
5:01 PM
Partive politike serbe nuk ua ndien fare për Kosovën
Paraljmërime për tërheqje nga politka për shkak të KosovësEkstremisti Tomisllav Nikoliq, lider i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), ish bashkëpunëtori më i ngushtë i fashistit Vojisllav Sheshel, që po gjykohet në Hagë për krime lufte ndaj myslimanëve, është lideri i parë i ndonjë subjekti politik në Serbi që ka deklaruar se do të tërhiqet nga politika, nëse ndokush kërkon nga ai që të heq dorë nga Kosova në mënyrë që Serbia të anëtarësohet BE. "Ne dëshirojmë të jetojmë më mirë dhe të jemi anëtarë të BE-së, por jo me kushtin e pamundshëm e që është heqja dorë nga Kosova. Me këtë barrë asgjë nuk na vlen jeta më e mirë”, njoftojnë mediat serbë të ketë thënë nacionalisti Nikoliq.Ai ka thënë se për Kosovën duhet gjetur një zgjidhje tjetër gjatë tetë deri në 10 vjetët e ardhshëm, që Serbisë i duhen për të hyrë në BE. Mirëpo, është më e sigurt se këtij premtimi të nacionalistit Nikoliq, dhënë në fushatën parazgjedhore serbe, nuk i besojnë serbët, pasi që ata tani janë ngopur me premtime të këtilla të rrejshme. Serbët ende e kanë të freskët betimin e kriminelit Milloshevqi se Kosova kurrë nuk do të ndahet nga Serbia dhe se çizmja e ushtarëve të NATO-s nuk do të shkel kurrë në Kosovë e në Serbi. Për të gjallë të tij, kjo ndodhi. Tani serbët e dinë fare mirë se edhe Nikoliq, posa të vij në pushtet, do të pajtohet me realitetin e krijuar në Ballkan e që është se këtu ekziston dhe funksionon një shtet i ri demokratik me emrin Kosova dhe se për tërheqjen nga politika as që do i shkoi ndërmend.
Në fushatën parazgjedhore që është duke u zhvilluar në Serbi për zgjedhjet e majit të këtij viti, është krijuar një mjegullnajë e madhe sa i përket mbajtje së këtyre zgjedhjeve edhe në territorin e Republikës së Kosovës. Tanimë në Serbi sa i përket mbajtje së zgjedhjeve lokale serbe edhe në Kosovë janë bërë të çarta dy rryma. Ajo institucionale e Qeverisë së Serbisë, që mbajtjen e këtyre zgjedhjeve e ka deklaruar pothuaj të pamundur dhe ajo kundërqeveritare, e cila deklaron se zgjedhjet do të mbahen pa marrë parasysh qëndrimin e qeverisë.
Mirëpo, shikuar realisht dhe duke patur parasysh përvojën e deritashme të sjelljes institucionale e joinstitucionale serbe lidhur me Kosovën, zgjedhjet lokale serbe do të mbahen edhe në Kosovë. Deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë së Serbisë, se zgjedhjet lokale të shpallura nga Kuvendi i Serbisë nuk mund të mbahen në Kosovë për shkak se UNMIK-u dhe bashkësia ndërkombëtare nuk po i mbështesin, është vetëm farsë.
Është shumë i freskët rasti i organizimit të referendumit në veri të vendit për deklarimin e serbëve se a i pranojnë apo jo institucionet e Kosovës, kur qeveria haptas kinse ishte kundër tij, por fshehtas i nxiste ekstremistët serbë që i drejtojnë strukturat paralele joligjorë në veri, që ta bëjnë këtë, duke i ndihmuar madje edhe financiarisht. Siç dihet referendumi u mbajt. Kështu është edhe tani. Qeveria e Serbisë në deklaratat për opinion thotë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë, por fshehtas i inkurajon ekstremistët në krye të strukturave paralele joligjore që të përgatiten për këto zgjedhje, gjë të cilën ata edhe po e bëjnë haptas. Dhe askush nuk duhet të ketë iluzione se ato nuk do të mbahen.
Kjo madje mund të shihet edhe nga deklaratat e disa prej liderëve serbë dhe përfaqësuesve të institucioneve të Serbisë. Kështu, Dragisha Gjogoviq, deputet i Partisë demokratike të Serbisë (DS) të ultranacionalistit Vojisllav Koshtunica, ka thënë për mediat serbe se zgjedhjet lokale serbe do të mbahen edhe në Kosovë. "Definitivisht, zgjedhjet lokale do të mbahen edhe në Kosovë. Unë besoj në vetëdijen dhe përgjegjësinë e njerëzve dhe përfaqësuesve politik se do të jenë në gjendje që në bazë të Ligjit të Republikës së Serbisë e përmes organeve kompetente për organizimin e zgjedhjeve lokale, do t’i mbajnë ato edhe në Kosovë në mënyrën më të mirë të mundshme”, njoftohet të ketë thënë ai.
Edhe ekstremisti serb nga Zveçani, kryetar i KNS-së për Kosovën, Millan Ivanoviq, beson se zgjedhjet lokale serbe do të mbahen edhe në Kosovë, pa marrë parasysh mbështetjen apo jo të Beogradit zyrtar. "Beogradi, ashtu sikur edhe në rastin e referendumit, po mundohet të na frikësoj dhe të na bind se nuk mund të mbahen zgjedhjet lokale, sepse kjo do të ishte e rrezikshme. Mendoj se zgjedhjet si ato parlamentare, edhe ato lokale do të mbahen”, ka thënë ai për mediat serbe.
Ndërkohë, i ashtuquajturi ministër për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka deklarua se zgjedhjet locale serbe në Kosovë ka gjasa të mos mbahen. "Nuk dëshirojmë të shkelim Rezolutën 1244, andaj me siguri se zgjedhjet lokale nuk do t’i organizojmë në Kosovë. Interesi i shtetit është që edhe këto zgjedhje të mbahen në Kosovë, por ekzistojnë tensione të mëdha. Pa bashkësinë ndërkombëtare nuk mund t’i organizojmë këto zgjedhje”, ka thënë Bogdanoviq.
Se interesimi i partive serbe për Kosovën ka rënë në minimum, tregon edhe fakti se ato për kandidatë të tyre për parlament në këto zgjedhje, kanë propozua një numër shumë të vogël serbësh nga Kosova. Mediat serbe kanë njoftuar se nga gjithsejtë 2.200 kandidatët e propozuar nga partitë politike dhe subjektet tjera që marrin pjesë në zgjedhje, vetëm 39 janë Kosova. Ka parti të që në listat e saj nuk ka asnjë kandidat nga Kosova, kurse në atë të presidentit aktual serb, Boris Tadiq, nga 250 kandidatët e propozuar, nga Kosova janë vetëm dy sish.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus