Kryesore » 2012 » Maj » 28 » Pacientët ankohen se janë të detyruar që të blejnë barnat e listës esanciale
3:07 PM
Pacientët ankohen se janë të detyruar që të blejnë barnat e listës esanciale
Përderisa zyrtarë të QKUK-së thonë se nuk ka ankesa rreth barërave të listës esenciale, pacientët megjithatë ankohen se janë të detyruar që ato t’i blejnë me mjete vetanake.Familjarët e pacientëve të shtrirë në repartin e Nefrologjisë të Klinikës Interne të QKUK-së, ankohen për blerje të disa barërave me mjete vetanake. Ata thonë se kanë blerë barin "Recormon”, edhe pse ai është në listën esenciale. Një njësi e këtij bari, ka kushtuar 90 euro. Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, thotë se Ministria e Shëndetësisë, së fundi ka furnizuar barnatoren qendrore me 1200 njësi të barit "Recormon” në përputhje me kërkesën e repartit. Por, ai nuk mund të sigurojë nëse ky bar arrin apo jo deri tek pacientët, kështu që në mungesë të ankesave, sipas tij, smund të veprohet. "Në momentin që pranohet medikamenti nga barnatorja qendrore në shërbimin e dializës atëherë plotësohet edhe formulari me të cilin vërtetohet se është pranuar ai bari në repartin përkatës dhe ne kërkojmë përgjegjësi nga personat të cilët e pranojmë. Në drejtorin ekzekutive nuk kemi pranuar asnjë ankesë se dikush nga pacientët nuk e ka marr këtë lloj bari. Derisa nuk kemi ankesa nuk kemi edhe se si të veprojmë , kontrollet janë të vazhdueshme sa i përket shpenzimeve të barnave”, tha ai.

Disa herë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë përsëritur se medikamentet që kanë çmime më të larta, sigurohen nga ana e tyre.

Por, Inspektorati Shëndetësorë shpesh ka gjetur barna të listës esenciale në institucionet private shëndetësore. Ndërkohë në listën e donacioneve për QKUK-në figuron se firma Roche ka dhuruar barin "Recormon” në muajin shkurt në vlerë prej 58 mijë eurove .
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus