Kryesore » 2012 » Prill » 11 » OVL UÇK: O shteti o qytetarët!
1:10 AM
OVL UÇK: O shteti o qytetarët!
Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së paralajmërojnë se nëse institucionet e Kosovës nuk reagojnë ndaj veprimet të fundit në veri të shkaktuara nga huliganët serbë, atëherë ata nuk do të rrinë duarkryq.
 Kryetari i OVL UÇK-së, Muharrem Xhemajli thotë se janë të shqetësuar nga mosveprimi i institucioneve të Kosovës, për parandalimin e këtyre ngjarjeve dhe situatave të palakmueshme me të cilat po ballafaqohen qytetarët shqiptarë në veri."Jemi të shqetësuar me mosveprimet adekuate nga institucionet shtetërore, pasi tani ne kemi mekanizmat e sigurisë në Kosovës, siç është policia e Kosovës, kemi inteligjencën, kemi KFOR-in dhe EULEX-in dhe jemi shumë të shqetësuar për mosveprimet e tyre për parandalimin e këtyre ngjarjeve dhe situatave të palakmueshme”, ka thënë Xhemajli.Në anën tjetër, Avdyl Mushkolaj, kryetar i organizatës së veteranëve të UÇK-së për Rajonin e Dukagjinit ka qenë me i prerë në deklaratat e tij në lidhje me situatën në veri. Ai ka theksuar së nëse institucionet e Kosovës nuk veprojnë në veri, atëherë do të jenë qytetarët e Kosovës ata që mund të veprojnë në këtë pjesë të vendit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus