Kryesore » 2012 » Maj » 6 » Ohër, 3 shqiptarë sherr me maqedonasit në një diskotekë
0:35 AM
Ohër, 3 shqiptarë sherr me maqedonasit në një diskotekë
Tre të rinj nga Shqipëria janë rrahur brutalisht në diskotekën "Havana" në Ohër në një sherr me të rinjtë maqedonas, sic raportin Ina. SPB e Ohërit përmes një komunikate ka theksuar se incidenti është provokuar nga njëri prej të rinjve shqiptarë, i cili ka goditur me shishe birre një të ri maqedonas. 
Policia e Ohrit ka ndërhyrë në qetësimin e situatës dhe evitimin e rrahjeve që ka përfunduar me lëndime të rënda të pësuara nga të rinjt shqiptarë, E.V (27), R.S (26) dhe A.S (24) nga Shqipëria. 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.20 të mëngjesit të sotëm, ndërsa maqedonasi i sulmuar thuhet se është me inicialet P.R nga Ohri. MPB ka ndaluar tre të rinjtë shqiptarë dhe pritet ngritja e kallëzimeve penale ndaj tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus