Kryesore » 2012 » Dhjetor » 7 » "Nuk ka shtetësi të menjëhershme"
0:47 AM
"Nuk ka shtetësi të menjëhershme"
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, përmes një komunikate për media, ka sqaruar për opinionin e gjerë të Kosovës, procedurat për marrjen e shtetësisë shqiptare. Islam Lauka thotë se aplikimi, sikurse edhe deri më tani, duhet të bëhet në mënyrë individuale, duke u mbështetur në kriteret ligjore, e jo në mënyrë kolektive."Më datën 05.12.2012, Ambasada priti në takim përfaqësuesit e Lëvizjes për Bashkim të Kosovës, të cilët dorëzuan një dosje me emra që, sipas tyre, dëshirojnë të marrin shtetësinë shqiptare. Me qenë se, pas këtij veprim kanë lindur disa keqkuptime, bëjmë me dije se marrja e shtetësisë, ashtu si më parë, vazhdon të mbështetet mbi kritere rigoroze ligjore dhe se ajo merret vetëm mbi bazën e kërkesës individuale dhe jo me lista kolektive”, sqaron Lauka.Ambasadori në sqarimin e tij, rithekson se "rishikimi i ligjit mbi shtetësinë, i cili natyrisht që është i mirëpritur edhe për Ambasadën tonë, është një proces relativisht i gjatë, i cili duhet të kalojë procedurat e parapara në Kuvendin e Shqipërisë dhe se hyrja e tij në fuqi, sipas Kryeministrit, mund të bëhet pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013”.

"Ambasada e Republikës së Shqipërisë, përfiton nga rasti për të përsëritur gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të Shqipërisë për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme në ekspertizë dhe legjislacion për të përshpejtuar përfundimin e procesit të Liberalizimit të vizave midis Kosovës dhe BE-së”, thuhet në letrën e Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus