Kryesore » 2012 » Prill » 11 » Nuk deklarojnë pasurinë 261 zyrtarë
5:57 PM
Nuk deklarojnë pasurinë 261 zyrtarë
KorrupsioniAgjencia Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar se më shumë se 91 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre te kjo agjenci. Megjithatë, janë 261 zyrtarë publikë, që sipas agjencisë, nuk e kanë bërë një gjë të tillë, që është obligative sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë."Sipas këtij ligji numri i zyrtarëve të lartë publik të cilët kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë 3657. Nga ky numër i tërësishëm obligimin ligjor e kanë përmbushur 3354 ose 91.71%, ndërsa numri i atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë është 261 zyrtarë të lartë publikë”, thuhet në njoftimin për media të AKK-së.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus