Kryesore » 2012 » Korrik » 9 » Një tempull paqeje për ikonën e shqiptarisë, Ibrahim Rugova
11:49 PM
Një tempull paqeje për ikonën e shqiptarisë, Ibrahim Rugova
Si duken Kompleksi Memorial dhe sheshi Ibrahim RugovaKompleksi përcjell mesazhin e lashtësisë së luftës për pavarësi. Memoriali prezanton me dinjitet jo vetëm figurën e Dr. Ibrahim Rugovës, por edhe përmbylljen e shtegtimit shekullor për pavarësinë e Kosovës. Pas mbi gjashtë vjetësh kur ndërroi jetë presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova më në fund janë zhbllokuar të gjitha procedurat për ndërtimin e Kompleksit Memorial dhe Sheshit "Ibrahim Rugova”.Ishte "Bota sot” që në vazhdimësi ka shkruar për tendencën e qeverisë Thjaçi 1, që të rrëzonte projektin për ndërtimin e kompleksit memorial Ibrahim Rugova, nismë kjo e ndërmarrë nga qeveria Çeku.Së fundi kanë nisur për së mbari procedurat për ndërtimin e sheshit "Ibrahim Rugova”, në qendër të kryeqytetit, ndërsa Memoriali në Velani aty ku prehet Presidenti historik. Që nga vdekja e tij u zvarrit apo u bllokua ndërtimi i një kompleksi monumental kushtuar jetës, veprës dhe punës së Presidentit. Varri i tij ka mbetur ashtu siç ishte që nga vdekja.Ndërkohë, që ai vazhdon të jetë ndoshta vendi më i vizituar në Kosovë, pavarësisht thjeshtësisë, ndërkohë që vazhdon të jetë shumë i vizituar edhe kompleksi memorial në Prekaz për familjen Jashari. 

Mijëra qytetarë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga e gjithë bota vazhdojnë të vizitojnë e përkulen para Varrit të presidentit Ibrahim Rugova, për të cilin kujdesi është në nivelin jo të dëshiruar.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus