Kryesore » 2012 » Gusht » 31 » Nishani: Rugova mbetet format i një politikani evropian
12:25 PM
Nishani: Rugova mbetet format i një politikani evropian
Ibrahim Rugova mbetet gjithmonë format i një politikani evropian, kontributi dhe vizioni i të cilit ka lënë pas një prezencë të pambarimtë, tha sot presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, pas homazheve që bëri te varri i presidentit të ndjerë Rugova, me ç'rast vizitoi edhe familjen Rugova në Velani të Prishtinës. "Udhëheqësi historik i Kosovës, Ibrahim Rugova duke përcjellë maturi, mençuri dhe optimizëm, e duke udhëhequr në mënyrë paqësore lëvizjen e fuqishme demokratike për liri dhe pavarësi në Kosovë dha një kontribut të patjetërsueshëm duke mbetur një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne dhe për brezat e ardhshëm, tha sot presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani", tha Nishani. Nishani tha më tej se Rugova mbetet gjithmonë format i një politikani evropian, kontributi dhe vizioni i të cilit ka lënë pas një prezencë të pambarimtë. "Me vlerat e tij të rralla, me durimin dhe me përkushtimin e tij të papërsëritshëm, Ibrahim Rugova u hapi rrugën proceseve demokratike në Kosovë, të cilat u kurorëzuan me Pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008", tha Nishani. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani, përkujtoi dhe nderoi veprën dhe rolin e jashtëzakonshëm të ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Në varrin e udhëheqësit historik, në lagjen ‘Velania’ në Prishtinë, u vendos një kurorë me lule në emër të Kryetarit të Shtetit Shqiptar nga Sekretari i Përgjithshëm, Bardh Spahia dhe Drejtori i Kabinetit, Florjan Nuri. Në shenjë nderimi dhe respekti të thellë për udhëheqësin historik të popullit kosovar, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani zhvilluan një vizitë në shtëpinë e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ku u pritën nga bashkëshortja Hana, djemtë dhe familjarët e tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus