Kryesore » 2012 » Maj » 27 » Nis numërimi, Aliu prin me 57 %, Salihaj ka 43 % të votave
9:07 PM
Nis numërimi, Aliu prin me 57 %, Salihaj ka 43 % të votave
KQZ: Në zgjedhje kanë marrë pjesë 27.94% e votuesveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve, në konferencën e katërt për media të mbajtur në ora 20.00, paraqiti raportin lidhur me mbylljen e vendvotimeve, dhe të daljes së qytetarëve në zgjedhje, në procesin votues të Raundit të Dytë për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Ferizajt.Rezultati paraprak pritet të shpallet në ora 21.00 në selinë e KQZ-së në Prishtinë.Të gjitha vendvotimet, janë mbyllur në ora 19.00. Në zgjedhje, sipas Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Ferizajt, kanë marrë pjesë 27.94% e qytetarëve me të drejtë vote, ose 26667 votues, ndërsa në Raundin e parë kishin marrë pjesë në votime 31.07%, ose 29660 votues.

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka, tha se, sipas Pilot-projektit të KQZ-së "K-vote”, dalja e votuesve është 28%, ose 26728 votues. BS

Prin Aliu

Nga 111 vendvotime të numëruara, sipas organizatës INPO, prin kandidati i PDK-së Agim Aliu me 57 për qind të votave, ndërsa Adem Salihaj ka marrë 43 për qind të votave. Po sipas kësaj organizate pjesëmarrja në zgjedhje nuk ishte më shumë se 30 për qind. BS

Mbyllen qendrat e votimit

Burimet mbrenda LDK-së bëjnë me die se janë mbyllur të gjitha venvotimet në komunën e Ferizajt, edhe pse ka pasur parregullësi vëzhguesit e LDK-së i konsideroj këto zgjedhje kryesisht të qeta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus