Kryesore » 2013 » Maj » 3 » Nikoliç: Ndërkombëtarët mbështesin shqiptarët
4:54 PM
Nikoliç: Ndërkombëtarët mbështesin shqiptarët
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç vazhdon të gënjejë veten se Kosova nuk do të jetë kurrë shtet, në një kohë kur ajo është njohur nga më shumë se 90 vende, mes të cilave SHBA, Britania, Gjermania, Franca, etj dhe është anëtarësuar në FMN dhe Bankën Botërore. Megjithatë, Nikoliç insiston se Kosova nuk do të mund të quhet kurrë e pavarur pa miratimin e Serbisë, e cila sipas tij do të ndodhet nën një presion "të tmerrshëm” kur t’i afrohet anëtarësimit në BE. 
"E dimë se Serbia do t’i ekspozohet presionit të tmerrshëm për të pranuar Kosovën, por ne nuk do ta bëjmë kurrë këtë”, ka thënë Nikoliç për gazetën "Jerusalem Post”. 

"Sigurisht që Bashkimi Evropian do të thotë se, nëse s’e njohim Kosovën fëmijët tanë nuk do të kenë të ardhme më të mirë. Por ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë”, ka vijuar Nikoliç duke shtuar:

"Nuk bëhet fjalë për nacionalizëm, as për urrejtje. Bëhet fjalë për dashurinë, dashurinë ndaj popullit tonë, ndaj vendit tonë”, është shprehur presidenti serb.

Më tej, duke folur për marrëveshjen e nënshkruar së fundmi në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit, ai ka vlerësuar se:

"Jemi ballafaquar me dilemën: ose të jemi në konflikt të vazhdueshëm me shqiptarët, ose ta zgjidhim këtë çështje. Nuk kemi pasur shumë fuqi në duart tona. Kemi pasur argumente të mira dhe drejtësinë në anën tonë, por mediat ndërkombëtare mbështesin shqiptarët shumë hapur”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus