Kryesore » 2012 » Shkurt » 4 » Ngrihet KEK’u
10:16 AM
Ngrihet KEK’u
KEK’u po ngrin nga i ftohti. Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta kanë vështirësuar prodhimin e energjisë elektrike, duke ngrirë pajisjet për prodhim të energjisë në Kosovën B. Gjithashtu të ftohtit ka ngrirë thëngjillin dhe shiritat transportues. Drejtuesit e Korporatës apelojnë tek qytetarët të gjejnë zgjidhje. Në luftë me akullin e acarin, punëtorët me helmeta të verdha mundohen t’i mbajnë gjallë tymtarët e fundit. Është kjo pamja në ambientet e Korporatës Energjetike të Kosovës në dy ditët e fundit, që ngjan me ato të filmit "Day after Tomorrow”, i cili përshkruan se si ngrinë gjithçka nga i ftohti në tokë.Edhe në KEK pothuajse ka ngrirë gjithçka si pasojë e motit, me acar ekstrem dhe reshjeve të mëdha te borës, që nuk mbahet mend gjatë 3 dekadave të fundit.Kushtet ekstreme atmosferike, kanë vështirësuar prodhimin e energjisë elektrike pasi kanë ngrirë pajisjet dhe kanë dal nga funksioni dy njësi të Termocentralit Kosova B.

Aktualisht thuhet se po prodhohen 900 MW energji, ndërsa ngarkesa kërkesa për energji këto ditë shkon deri ne 1300 MW. Kjo rezulton me nevojë të importit rreth 400 MË, për kushtet optimale të punës së blloqeve, por sipas zyrtarëve të KRK-ut as nga importi nuk po ka energji. Në të njëjtën situatë thonë se janë edhe vendet e rajonit të cilat po përballen me kushte të rënda atmosferike. 

Në KEK tregojnë se problemet kryesore që u ka shkaktuar ai ftohti rezultojnë tek hinkat, rrëshqitja e shiritave transportues, thyerja e shiritit transportues të qymyrit që furnizon njësinë A4, ndërsa ekskavatorët e djerrinës nuk kanë mundur të punojnë prej mbrëmjes të së enjtes si pasojë e ngricave.

Drejtori menaxhues i korporatës, Arben Gjukaj pohon se punëtorët po ndezin zjarre edhe brenda objekteve për ti mbajtur stabilimentet të pa ngrira. 

"Pajisjet e ngrira vazhdimisht janë shkrirë, janë rikthyer dhe po rikthehen vazhdimisht në punë fale përkushtimit maksimal të punëtorëve 24 orë në ditë, por kushtet atmosferike kanë bërë të veten. Sido qe te jete, punëtorët nuk janë dorëzuar dhe po vazhdojnë të luftojnë me motin e lig”, ka thënë Gjukaj.

Sipas tij, kushtet atmosferike të ngjashme kanë mbizotëruar në dimrin 1984/85. Në atë kohë kishin vështirësuar prodhimin e energjisë elektrike në TC Kosova B edhe pse ajo në atë kohë ishte në gjendje të përkryer të punës, menjëherë pas komisionimit duke shkaktuar trembëdhjetë rënie të blloqeve të TCB, të cilat kanë qenë deri 8 ditë jashtë pune. Për shkak të gjendjes së vështirësuar, që nga e enjtja, KEK-u ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe të gjithë punëtorët e korporatës në të gjitha divizionet janë në gatishmëri gjatë 24 orëve. Punëtoret që janë të angazhuar në pikat me kritike të operimeve janë të obliguar të raportojnë çdo dy orë mbi gjendjen e pajisjeve dhe objekteve të tyre. 

Ai ka bërë apel tek konsumatorët që në rrethanat e krijuara për shkaqe natyrore, të bëjnë kursim maksimal të energjisë elektrike.

Ndërkaq, drejtori i KOSTT-it, Fadil Ismajli, ka thënë se po qëndrojnë në gjendje gatishmërie për çdo eventualitet në sistemin e transmisionit. Sipas tij, linjat e transmisionit janë në rregull deri më tani por nuk ka përjashtuar mundësinë që të ndodhë ndonjë telash për shkak të situatës së krijuar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus