Kryesore » 2012 » Shtator » 26 » Nga New York-u, fotografi e fatura
10:32 AM
Nga New York-u, fotografi e fatura
"Ekskursioni i parisë” kosovare në një përbërje rekorde prej gati rreth 50 vetash për në New York më shumë shihet si shëtitje e tyre, se sa që do të prodhojë ndonjë rezultat konkret në rrafshin e shtimit të numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës.Të paktën ky është vlerësimi i subjekteve politike të taborit opozitar rreth vizitës që po e zhvillon delegacioni kosovar në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York.Mirëpo, për në Amerikë nuk kanë udhëtuar vetëm zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, pasi që ata me vete kanë marrë edhe familjarët e tyre, shpenzimet e të cilëve do t’i paguajnë taksapaguesit e Kosovës.

Në këtë mes, përveç Astrit Kuçit, njeriu me të cilin bashkëjeton presidentja Atifete Jahjaga, pasi që kjo e fundit thuhet se ende nuk është e kurorëzuar, në New York ka fluturuar edhe i biri i kryeministrit Hashim Thaçi, Endriti. Ky i fundit përmes rrjetit social Facebook, ka treguar se ndodhet në New York, shkruan "Zëri".

Megjithatë, vizita e delegacionit kosovar përveç se do t’i kushtojë buxhetit të shtetit më shumë se 100 mijë euro, nuk pritet që t’i sjellë vendit ndonjë rezultat konkret në shtimin e numrit të njohjeve.

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, nuk është optimist se qëndrimi i zyrtarëve të Kosovës në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të sjellë rezultate konkrete.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus