Kryesore » 2012 » Qershor » 13 » Nesër mbahen zgjedhjet për këshilla të fakulteteve në UP
2:40 PM
Nesër mbahen zgjedhjet për këshilla të fakulteteve në UP
Në të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës, nesër do të mbahen zgjedhjet për këshilla të fakulteteve.Profesorët do të votojnë njëri-tjetrin për anëtarët e këtyre këshillave, numri i të cilëve nuk është i kufizuar. Sekretari i Universitetit, Vaxhid Sadriu, tha për Radio Kosovën, se në këshilla do të votohen kandidatët nga stafi akademik, në ato fakultete ku numri i tyre është më i madh se 30. Nën këtë numër profesorët shkojnë automatikisht në këshill, pa pasur nevojë për votim. Pas konstituimit të këshillave, do të propozohen kandidatët për dekanë, që do t’i bëjnë këto këshilla të reja. Emrat e të nominuarve për dekanë, pritet të shpallen në fillim të korrikut, kohë kjo kur përfundojnë të gjitha procedurat ligjore për konstituim të këshillave dhe përfaqësuesve studentor.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus