Kryesore » 2012 » Qershor » 25 » Nëse dialogu bëhet politik largohet Cooper
1:57 PM
Nëse dialogu bëhet politik largohet Cooper
Brukseli zyrtar nuk e di ende drejtimin që duhet të marrë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, nëse do të jetë i nivelit teknik, apo do të nisë dialogu politik.Në rast se ndodh e dyta, atëherë ka gjasa që Bashkimi Evropian të largojë ndërmjetësuesin e deritanishëm të dialogut Robert Cooper.Në selinë e BE-së nuk kanë në plan për të ndryshuar asgjë në nismën e tyre në formatin aktual të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, mirëpo burimet e "Novosti” kanë pohuar se në selinë e diplomacisë evropiane, thonë se dialogu i nivelit politik varet kryesisht nga vendimet që do të marrin Prishtina dhe Beogradi.
"Nëse dy palët bien dakord për një ndryshim të formatit të bisedimeve, ne nuk do të kemi asgjë kundër asaj. Ne nuk e dimë se si do të ishte e përshtatshme për të diskutuar premierën e Telekomunikacionit dhe Energjetikës. Qëllimi ynë mbetet i njëjtë, dhe është përmbledhur në tre pika. Për të përmirësuar situatën në terren për të mirën e të gjithë banorëve, ecuria e Beogradit dhe Prishtinës për në BE dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës” shton burimi.


Ndërkohë ky burim thekson se nuk është përgatitur aktualisht asnjë takim mes Tomisllav Nikoliç dhe Atifete Jahjaga nën mbikqyrjen e BE-së.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus