Kryesore » 2012 » Maj » 5 » Nën hetim për keqpërdorim zyrtarët e MPB-së
10:57 AM
Nën hetim për keqpërdorim zyrtarët e MPB-së
Katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë udhëtimeve jashtë vendit. 
Sipas një shkrese zyrtare të siguruar nga Zëri, me të cilën Policia e Kosovës ka kërkuar nga ministria e Bajram Rexhepit që t'i japë informata të detajuara rreth udhëtimeve jashtë vendit të zyrtarëve të këtij dikasteri: Islam Caka, Dukagjin Dinaj, Drenusha Zeneli dhe Blerim Camaj - gjatë periudhës kohore 2010-2011. Shkresa që i është drejtuar Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, që vepron në kuadër të MPB-së, me numër të referencës 06/03147/12, mban emrat dhe nënshkrimin e tre hetuesve të Departamentit Special Antikorrupsion: togerëve Besim Berisha e Shemsi Haziri dhe rreshterit Mehdi Krasniqi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus