Kryesore » 2012 » Prill » 24 » Në kufirin Kosovë-Maqedoni ka grupe të uniformuara, përgaditet destabilizimi i Kosovës
1:32 AM
Në kufirin Kosovë-Maqedoni ka grupe të uniformuara, përgaditet destabilizimi i Kosovës
Me titullin "Maqedonia në kazanin kosovar” e përditshmja maqedonase ‘Fokus’ e ditës së Martë ( 24 prill 2012 ) shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni-Kosovë ka grupe të uniformuara dhe të armatosura. Keto grupe të uniformuara sipas gazetës i kanë parë edhe policia dhe me këtë janë të njohur instancat më të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshmë, transmeton shkrimin portali Shqipmedia.
‘Fokus’ ka kontaktuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Pavle Trajanov i cili për gazetën në fjalë ka thënë se sipas informatave që ka ai, pergaditet destabilizimi i Kosovës pasi përgaditet marrja me forcë e Veriut të Mitrovicës. Bëhet fjalë për një operacion të gjërë që involvon në plan edhe destabilizimin e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës me të cilën do të tentohet të tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e problemit të Kosovës.Jo rastësisht NATO ka kërkuar trupa shtesë në Kosovë, ka thënë për gazetën Trajanov.Ndryshe dje në kolumnën e tij të përjavshme gazetari i "Vecer” Dragan Pavllovic – Llatas i cili njihet si mik i ngushtë i kryeminstit Gruevski për vrasjen e 5 maqedonasve para disa javësh në Shkup drejtoi gishtin ka kosovarët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus