Kryesore » 2012 » Maj » 27 » Në Kosovë, 156 fëmijë me kancer
1:32 PM
Në Kosovë, 156 fëmijë me kancer
Nga viti 2008 deri me tani janë shënuar 156 raste të fëmijëve me kancer. Doktoresha Flora Selimi, tha për Radio Blue Sky, se statistikat tregojnë se moshat e fëmijëve me sëmundje malinje janë prej 6 muajsh deri në 17 vjet.Njëri nga 156 rastet e fëmijëve te prekur nga kanceri është edhe Leonard Ajvazi, 5 vjeçar. Ai është diagnostikuar më kancer në prostate dhe ka disa muaj që i është nënshtruar kemio-terapisë, në repartin hemato-onkologjik në QKUK. Nëna e Leonardit, Shejnazi, e ka një hall."Po unë si nënë s’di çka me t’thanë. Veç kisha pas dëshirë me e heqë merakun se Dr Bardhyli, më ka leshu letrat para dy muajve që këtu s’ka shërim. Po unë nëse se dërgoi jashtë çka pritet prej tij, e po e di çka pritet. I vetmi djali jem në Kosovë është që ka kancer në prostatë se këtë e kishin vetëm pleqtë", tha ajo.E vetmja shpresë që Leonardi, të shërohet dhe ta gëzoj jetën si moshatarët e tij është mjekimi jashtë vendit, këtë e pohon edhe doktoresha Flora Selimi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus