Kryesore » 2012 » Qershor » 10 » Ndiqet penalisht kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku
12:31 PM
Ndiqet penalisht kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku
Nexhat Demaku mund të ketë fat të njëjtë me Xhabir Zharkun e Bajrush Xhemajlin. Po akuzohet për vepër penale të dënueshme deri në dhjetë vjet burgim.
Kundër Demakut, kryetar i Komunës së Drenasit, ka nisur tashmë një proces gjyqësor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare në bashkëkryerje me dy zyrtarë të tjerë komunalë. Aktakuza e ngritur nga prokurorja e Qarkut të Prishtinës, Drita Hajdari, është konfirmuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Nuk është mbajtur ndonjë seancë deri tash. Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku (1976), që është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, akuzohet se ka kryer këtë vepër penale, duke mos respektuar vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, të cilat e detyronin që t’ia njihte të drejtën pronësore të një toke në Drenas familjes Hasi. Të akuzuar bashkë me të janë edhe drejtori i Kadastrës, Mehdi Kurrumeli (1960), dhe referenti në Drejtorinë e Kadastrës, Shefqet Morina (1958).
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus