Kryesore » 2012 » Shkurt » 15 » Ndihma nga ajri për barinjtë e Restelicës
2:35 PM
Ndihma nga ajri për barinjtë e Restelicës
Pas njoftimit nga banorët lokalë të Restelicës dhe të fshatrave përreth, për pesë barinj të izoluar në vendin e quajtur ”Zlli Potok”, KFOR-i dje ka shpërndarë ndihma nga helikopterët. 
 Sipas një njoftimi, Qendra e Situatave e Ministrisë së FSK-së, në bashkërendim me Qendrën e Situatave të Qeverisë, me KFOR-in, banorët lokalë dhe shoqatën ”Nëna Terezë”, arriti të koordinojë gjitha aktivitetet që ky operacion humanitar dhe emergjent të përfundojë me sukses.Banorët nuk janë më në rrezik, pasi ndihmat e hedhura nga ajri - artikuj ushqimorë dhe gjëra tjera të nevojshme - do t’ua mundësojnë atyre një qëndrim më të gjatë në lokalitetin ku thuhet se janë duke u kujdesur për bagëtitë.Banorët shprehen mirënjohës për të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare të Republikës së Kosovës, për KFOR-in dhe gjithë të tjerët që kontribuuan në këto momente të rënda për ta
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus