Kryesore » 2012 » Gusht » 27 » Naser Kelmendi blen një pjesë të ishullit Shën Nikolla?
11:47 PM
Naser Kelmendi blen një pjesë të ishullit Shën Nikolla?
Biznesmeni Naser Kelmendi është takuar me krerët e Bankës malaziase Prva, me të cilët ka biseduar për blerjen e një pjese të ishullit Shën Nikolla, më i njohur me emrin Hawai.Gazeta opozitare "Dan” e Podgoricës shkruan se në bankën e sipërpërmendur nuk kanë mundur të vërtetojnë këtë informatë, por drejtoresha e komunikimeve korporative, Jelena Paviçeviç ka thënë se hipoteka e këtij ishulli është e bankës dhe se banka nuk do të shpallë shitjen e mëtejshme të saj. Gazeta përkujton se pronarë të shumicës së aksioneve të kësaj banke janë vëllezërit Aco dhe Millo Gjukanoviq, ish kryeministër malazias. Ndërkaq, në pyetjen se a është Naser Kelmendi i interesuar për blerjen e ishullit, ajo nuk mundi të jepte përgjigje konkrete, shkruan kjo gazetë. "Më shumë informata nuk mund të jap pasi kjo do të ishte shkelje e ligjit”, deklaroi ajo. Naser Kelmendi është i lindur në Pejë dhe është shtetas i Bosnjës-Hercegovinës, kurse në fillim të këtij viti është gjetur në "listën e zezë” të SHBA-së për arsye të dyshimeve se është i përzier në punë të dyshimta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus