Kryesore » 2012 » Maj » 2 » Na rrahën pse e shoqëruam motrën tonë deri në polici
5:27 PM
Na rrahën pse e shoqëruam motrën tonë deri në polici
Fati Hasipi dhe vëllai i tij Fuat Hasipi nga lagjja Hasan beg e Shkupit u liruan të mërkurën nga policia. Ata nuk kanë qenë në mesin e të dyshuarve, por janë arrestuar prej policisë pasi kanë shkuar për të shoqëruar motrën e tyre, Sunaja Hasipi. "Nuk ishim të dyshuar, por shkuam që të shoqërojmë motrën tonë, Sunajën.Kur shkuam në polici na i vunë prangat, na rrahën me shqelma dhe më pas na morën në pyetje. Pyetjet ishin nga më banalet, a faleni, a shkoni në xhami, etj. Sot na lanë të lirë”, tha për "Lajm” Fuat Hasipi. Nga policia kërkohet, i fejuari i motrës së tyre, Demir Halili nga Haraçina, i cili momentalisht ka shkuar për punë në Evropë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus