Kryesore » 2012 » Janar » 29 » Mustafa: Qeverinë mund ta rrëzojmë nesër
11:49 AM
Mustafa: Qeverinë mund ta rrëzojmë nesër
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është treguar autokritik për rolin që është duke luajtur opozita në Kuvend. Në një intervistë për Koha Ditore, Mustafa ka treguar arsyet e mosarritjes së unifikimit të zërit opozitar dhe për përgjegjësinë që mban opozita karshi mënyrës se si qeveriset sot Kosova. Ai gjithashtu është shprehur i sigurt se nëse opozita do të bashkohej qeveria do të mund të shkarkohej."Ne mundemi që nesër ta rrëzojmë Qeverinë, në qoftë se bëhet bashkë opozita, sepse askush nuk i ka garantuar Hashim Thaçit që mund të mbetet deri në vjeshtën e 2013-s”, ka thënë Mustafa në këtë intervistë.Por, sipas tij, aktualisht duhet përqendruar në procesin e reformës për zgjedhjet presidenciale dhe ato të përgjithshme.Mustafa ka thënë të mos ketë pretendime për të kandiduar për postin e presidentit, zgjedhja e të cilit, sipas tij, do të bëhej edhe në 2013-ën nëse nuk pastrohen listat zgjedhore dhe nuk garantohet pjesëmarrje e mjaftueshme e vëzhguesve ndërkombëtarë. Ai gjithashtu nuk e ka përjashtuar mundësinë se në zgjedhjet e përgjithshme të mund të hyjë si koalicion parazgjedhor me AAK-në, apo edhe me ndonjë parti tjetër ndërsa ka garantuar se do të bëhet kryeministër në rast se ky subjekt politik do të jetë në qeveri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus