Kryesore » 2012 » Dhjetor » 7 » Musmurati: Thaçi s’i ka fyer qytetarët e Malishevës
2:50 AM
Musmurati: Thaçi s’i ka fyer qytetarët e Malishevës
"Nuk ka asgjë të keqe Thaçi me qytetarët e Malishevës. Ai nuk i ka fyer qytetarët. Nuk besoj që do të këtë tensione në Malishevë edhe pas asaj çka është dal nga përgjimet e Thaçit. Ne në këto zgjedhje nuk kemi vërejtur asnjë acarim të Malishevës.”
Kështu ka thënë Basri Musmurati në KTV, i cili është koordinator i zgjedhjeve të brendshme të PDK-së.
"Kryetari Isni Kilaj ka thënë se është i kënaqur me procesin e zgjedhjeve” ka thënë ai.Ai po ashtu ka thënë se Përgjimet sigurisht që do të shtrohen si çështje edhe në kongresin e madh që do të mbahet në gjysmën e muajit janar.Musmurati ka thënë se askush deri tani nuk ka shfaq mendim apo ambicie për të kandiduar për kryetar të PDK-së.

Ai ka folur për problemet e fundit që kanë ndodhur në këtë parti, pikërisht në Viti dhe Drenas.

"Nuk është duke pasur problem të mëdha gjatë zgjedhjeve. Ka pasur disa problem nëpër degët si Viti dhe Drenas. Në Drenas ka ndodhur pasi njëra pjesë ka pasur më shumë njerëz kurse tjetra me pak. Aty ka pasur vetëm disa shtyrje mes njerëzve asgjë më shumë. Por, këto problem janë rregullluar nga kryesit e degëve. Është duke pasur shumë njerëz të interesuar për të kandiduar. Mund të them se interesimi është sikur me qenë zgjedhje komunale. Ne jemi shumë të kënaqur me gjithë procesin qe po zhvillohet ” ka thënë ai.

Musmurati ka përmendur edhe mbledhjen e fundit të PDK-së

"Kemi pas edhe mbledhje në PDK. Ka qenë i pranishëm edhe kryetari Thaçi. Është biseduar për të gjitha problemet, dhe pothuajse kanë kaluar të gjitha problemet” ka thënë ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus