Kryesore » 2012 » Qershor » 4 » Mungojnë Thaçi e Kurti, dështon mbledhja e Komisionit
4:18 PM
Mungojnë Thaçi e Kurti, dështon mbledhja e Komisionit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi aty nuk ka marrë pjesë kreu i PDK-së, njëherësh kryeministri Hashim Thaçi, i cili këtë radhë ka vepruar njësoj sikurse lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili për të dytën herë ka bojkotuar këtë takim, raporton KTV-ja. Ndërsa kot kanë pritur për 30 minuta Isa Mustafa i LDK-së, ambasadori britanik Ian Cliff, përfaqësueses të tjerë të partive politike e ambasadave, që kryeministri Thaçi të dukej në këtë mbledhje. Arsyet, sipas përfaqësuesit të PDK-së në komision, Halit Krasniqi, ishin që nuk ka pasur koordinime mes Zyrës së Parlamentit dhe të kryeministrit për të njoftuar për takimin. Kreu i komisionit, Haki Demolli, thotë të kundërtën. Sipas tij ka një javë që të gjitha partitë politike janë njoftuar për takimin. Thaçi e Mustafa është dashur sot të shpalosin propozimet e tyre për sistemin zgjedhor, gjë që do të bënte të tejkalohet ngërçi në reformën zgjedhore. Sipas Demollit, LDK-ja tashmë ka vendosur për reformën zgjedhore. Por, nuk ka parapëlqyer ta bëjë të ditur për mediat.  
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus