Kryesore » 2012 » Maj » 16 » MPB falsifikon edhe datëlindjet !
3:50 PM
MPB falsifikon edhe datëlindjet !
Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) kanë vendosur që t’i "kursejnë” gjyqtarët kosovarë nga obligimet e tyre ligjore. Dikasteri që drejtohet nga ministri Bajram Rexhepi, ia ka dhënë të drejtën vetes që duke e marrë drejtësinë në duart e veta të bëjë ndryshime në regjistrin civil, pavarësisht se kjo është e drejtë ekskluzive e gjykatës.Me këto veprime, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë bërë shkelje të Ligjit për Gjendjen Civile, shkruan gazeta "Zëri”.
"Korrigjimet dhe plotësimet në dokumentet e arkivuara bëhen me vendim gjyqësor të formës së prerë apo me vendim të lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile (zyra komunale)”, thuhet në pikën e parë të nenit 23 të Ligjit për Gjendjen Civile.

Dhe pikërisht ndryshimet e datëlindjeve dhe statuseve personale nga një komision i MPB-së, në mënyrë kundërligjore, kanë bërë që misioni i BE-së për forcimin e sundimit të ligjit- EULEX të nisë hetimet në lidhje me këto shkelje.

Kështu kanë bërë të ditur burime të "Zërit” brenda MPB-së, ndërsa një gjë e tillë vërehet edhe në dosjen me ndryshime të datëlindjeve, të cilën e ka siguruar gazeta, e ku në mes tjerash figuron edhe lista me emrat e kandidatëve që Ministria e Punëve të Brendshme ia ka dërguar EULEX-it.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus