Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » Morinë-Vërmicë, rekord për hyrje-dalje
12:46 PM
Morinë-Vërmicë, rekord për hyrje-dalje
Pikëkalimi kufitar i Morinë-Vermicë që lidh Shqipërinë me Kosovën vazhdon të mbajë vendin e parë për numrin e hyrje-daljeve të shtetasve, madje me një epërsi të thellë, krahasuar me pikëkalimit e tjera kufitare, duke lënë mbrapa pikëkalime si portin e Durrësit, aeroportin e Rinasit, por edhe vendkalimet kufitare tokësore si ato të Kakavijës në Gjirokastër dhe Kapshticës në Korçë, në kufi me Greqinë.Policia kufitare e rajonit të Kukësit ka bërë të ditur numrin e kalimit të shtetasve nga Kosova, të cilët emërtohen me termin "të huaj” për shkak të përllogaritjeve për efekte statistikore. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, Mirjan Hoxha, ka thënë për mediat kosovare se gjatë muajit korrik në Shqipëri kanë hyrë 418.167 shtetas nga Kosova dhe të tjerë shtetas të huaj dhe kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në Kosovë 266.384 shtetas.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus