Kryesore » 2013 » Prill » 2 » Mitrovicë, digjet zyra e Ivanoviç
4:19 PM
Mitrovicë, digjet zyra e Ivanoviç
Një zjarr i rënë mbrëmjen e së hënës në veri të Mitrovicës ka djegur tërësisht zyrat e Iniciativës Qytetare, lëvizje e udhëhequr nga politikani serb Oliver Ivanoviç.Zjarri ka rënë rreth orës 23:00, për fat të mirë pa shkaktuar dëme në njerëz po vetëm të tipit material. Ndërkohë që vetë Ivanoviç e ka cilësuar ngjarjen si tërësisht të motivuar politikisht.Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, hetuesit kanë konstatuar se kemi të bëjmë me zjarrëvenie të qëllimshme.Kjo, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur një shishe me lëndë djegëse dhe një palë shkallë të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët.Ivanoviç ka qenë zëri i qeverisë së Serbisë në Kosovë dhe së fundmi emri i tij është lakuar si personi që mund të marrë titullin e perfaqësuesit të Serbisë në Prishtinë, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus