Kryesore » 2012 » Korrik » 30 » Mesiq: Serbia të mos e njoh Kosovën, por të bashkëpunojë
8:55 PM
Mesiq: Serbia të mos e njoh Kosovën, por të bashkëpunojë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka deklaruar se Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën nëse nuk e dëshiron diçka të tillë, me rëndësi është të vendoset bashkëpunimi Serbi-Kosovë dhe më gjerë në rajon. Kështu është shprehur.Sipas tij, Kosova është realitet dhe kjo nuk mund të ndryshohet, ndaj duhet të bashkëpunohet me të, transmeton Rtk."Kur Ballkani do jetë pjesë e BE-së atëherë mund të themi që BE-ja ka bërë një punë të madhe. Në rast se Serbia nuk dëshiron të pranojë Kosovën nuk ka nevojë ta pranojë, nuk do ndodhë asgjë, ajo çfarë duhet të sigurohet është bashkëpunimi rajonal. Kosova është realitet dhe është në rajon. Duhet të punojmë për hapjen e gjithë kufinjve në rajon, interesi jonë i përbashkët është integrimi në BE. Kjo marrëveshje dhe ky hap do të shuajë dhe luftrat në rajon, duke bërë të mundur të jetuarit në paqe”, ka deklaruar Mesiq, pas takimit me Ministrin e Jashtëm shqiptarë, Edmond Panariti, në Tiranë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus