Kryesore » 2012 » Qershor » 10 » Mesiq – Nikoliqit: Duhet të bashkëpunosh me Kosovën
6:41 PM
Mesiq – Nikoliqit: Duhet të bashkëpunosh me Kosovën
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq ka thënë se presidentit serb, Tomisllav Nikoliq duhet të "lirojë paksa veten nga e kaluara”.Duke folur për qëndrimet e Nikoliqit për Kosovën, Mesiq ka thënë se e di që Serbia nuk do ta pranojë asnjëherë pavarësinë e Kosovës, por Serbia duhet të veprojë si shtetet tjera në rajon, raportojnë mediet serbe, transmeton Indeksonline.
"E di se Serbia nuk do ta pranojë Kosovën asnjëherë si shtet, por Serbia duhet të veprojë si shtetet tjera të rajonit, duhet të bashkëpunojë me Kosovën”, ka thënë Mesiq duke shtuar se Serbia duhet të hapë kufijtë me Kosovën, pasi që, sipas tij "e ardhmja nuk është duke ndryshuar kufijtë, por duke i hapur ata”.Mesiq ka folur edhe për qëndrimet e Serbisë ndaj Bosnjës, duke thënë se shpreson që Nikoliq të ketë qasje tjetër nga paraardhësit e tij sa i përket Sarajevës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus