Kryesore » 2012 » Maj » 23 » Mesazhi i fundit i Dorinës në Facebook… (+FOTO)
2:01 AM
Mesazhi i fundit i Dorinës në Facebook… (+FOTO)
Nuk i përballoi dot plagët e rënda që kishte marrë dhe humbi jetën në Spitalin Ushtarak të kryeqytetit.Quhej Dorina Stafa, ishte një prej studenteve të ekspeditës që ndodhej në autobusin fatal, i cili përfundoi në humnerë.E kishte marrë me qejf këtë ekspeditë. "Rrugës për Sarandë, faleminderit Zot që më dhe mundësinë për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërinë”, kishte shkruar në statusin e saj në Facebook.Ky ishte dhe mesazhi i fundit i Dorinës. Ajo ishte e lumtur, nuk e dinte se gjatë rrugës i kishte zënë pritë vdekja. Nga spitali i Vlorës u transportua urgjentisht me helikopter drejt Tiranës, por shpresat për mbijetesë u shuan në orët e para të mëngjesit të sotshëm.


Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus