Kryesore » 2012 » Prill » 21 » Mesazhe “të montuara” në dosjen e Limajt
10:27 AM
Mesazhe “të montuara” në dosjen e Limajt
Fatmir Limaj ka dalë më optimist të premten nga Prokuroria Speciale se nuk do të ketë aktakuzë kundër tij. Pesë orë rresht është marrë në pyetje nga një prokuror i EULEX-i, nën dyshimin se është i përfshirë në katër vepra kriminale, shkruan Koha Ditore. Ai ka mohuar përfshirjen në to dhe madje beson se një provë që i ka rënë në dorë prokurorit special të EULEX-it, Johannes Picke, do të tregojë se ky rast i është montuar.Burime nga Prokuroria kanë thënë se prokurori ka folur për mesazhe telefonike të montuara në Policinë e Kosovës, duke inkriminuar Limajn në një transaksion në vlerë 500 mijë euro. Por, sipas këtij burimi, në atë mesazh të dërguar në celularin e ish-shefit të kabinetit të tij, Endrit Shala, në kohë kur Limaj ishte ministër Transporti, është përmendur një shifër prej 5 mijë eurosh si donacion për Degën e PDK-së në Ferizaj."SMS-i është montuar nga një hetues i Policisë së Kosovës”, ka thënë burimi.Tërthorazi këtë e ka konfirmuar edhe avokati i Limajt, Tahir Rrecaj. Ai ka thënë se prokurori ka prezantuar një provë, e cila, sipas tij, është e favorshme për mbrojtjen nga e cila del se rasti kundër Fatmir Limajt është i montuar dhe i ka fillet shumë herët. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus