Kryesore » 2012 » Prill » 1 » Mediat kosovare:Thaçi-Obama takohen në 6 prill
1:58 PM
Mediat kosovare:Thaçi-Obama takohen në 6 prill
Kryeministri Hashim Thaçi sipas të gjitha gjasave do të takohet më 6 prill me Presidentin amerikan, Barack Obama.
Burime të Expressit thonë se në Washington, Thaçi do të shoqërohet nga Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku. Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni kosovar do të ketë takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.Burime të Expressit në Zyrën e Kryeministrit bëjnë të ditur se takimi mes Thaçit e Obamës pritet të zhvillohet më 6 prill. "Më 6 prill, Kryeministri do ta takojë Presidentin Obama”, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë, në kushte anonimiteti.
"Kryeministri i shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij, Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku, udhëton të martën për një vizitë zyrtare në SHBA”, shtoi burimi i gazetës.
Takimi Thaçi-Obama ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, as nga pala amerikane, as nga ajo kosovare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus