Kryesore » 2012 » Janar » 24 » Më 29 janar protestohet në Prizren
9:23 PM
Më 29 janar protestohet në Prizren
Koalicioni OJQ-ve në mbrojtje të Qendrës Historike të Prizrenit paralajmëruan protestë qytetare në qendër të Prizrenit më 29 janar, për të kundërshtuar Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.Udhëheqësi i këtij koalicioni, Hajrullah Çeku, bëri publike argumentet që dëshmojnë se ky projektligj, është antikushtetues, diskriminues dhe nxit konflikte mbi baza fetare dhe etnike. "Protesta do të mbahet më 29 janar, ditë e diel, me fillim në orën 13.00, ndërsa pikë tubimi do të jetë Sheshi Shadërvan në Prizren.Sipas Koalicionit të OJQ-ve, vendimi për protestë është marrë pas konsultimit me të gjitha grupet relevante të qytetit, të cilët e kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të përkrahur protestën”, thuhet në kumtesë.Kërkesat e shoqërisë civile janë që ky projekt-ligj të hidhet poshtë, ashtu siç është kërkuar me Peticionin e mbi 10.000 qytetarëve të Prizrenit.Po ashtu u tha se protesta e 29 janarit është thirrur për të dëshmuar se qytetarët e Prizrenit nuk do ta pranojnë këtë projekt-ligj edhe nëse ai miratohet përfundimisht në Kuvendin e Kosovës. Për më tepër, ky organizim qytetar do të jetë edhe paralajmërim për institucionet shtetërore se qytetarët e Prizrenit do të aplikojnë mosbindje qytetare ndaj efekteve të këtij ligji nëse ai miratohet dhe hyn në fuqi.

Në konferencën për media është paralajmëruar edhe dërgimi i këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, në rast se ai hyn në fuqi.

Koalicioni i OJQ-ve ka njoftuar se parashtresa për Gjykatën Kushtetuese është tashmë e përgatitur dhe në përpilimin e saj kanë marrë pjesë ekspertë eminentë të vendit dhe ndërkombëtarë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus