Kryesore » 2012 » Qershor » 30 » Mbi 1 000 motoristë nga Serbia pritet të arrijnë në veri të Mitrovicës
1:18 PM
Mbi 1 000 motoristë nga Serbia pritet të arrijnë në veri të Mitrovicës
Mbi 1 000 motoristë nga Serbia pritet të arrijnë të shtunën pas mesditës në veri të Mitrovicës, në kudër të kremtimit të Vidovdanit, njofton Koha Ditore. Strukturat ilegale serbe, në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë dhe me Kishën Serbe, kanë organizuar edhe një koncert me rok-bende serbe nga Kosova e Serbia. Koncerti pritet të mbahet në oborrin e ish-Shkollës teknike, ku edhe është ndërtuar një platformë për këtë koncert. Motoristët serbë pritet që nga ora 16:00 të defilojnë nëpër tërë veriun e Kosovës, por edhe nëpër lagjet e veriut të Mitrovicës. Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në lagjet me popullatë të përzier. Shkak për këtë është bërë paralajmërimi se të shtunën në orët e pas ditës, sipas policisë, pritet të arrijnë mbi 1 500 motoristë. Në anën tjetër, media serbe njofton se në veri të Mitrovicës dhe Kosovës priten të arrijnë rreth 4 000 motoristë, të cilët do të marrin pjesë në koncertin e madh. 
Burime të Kohës Ditore kanë njoftuar se në grupin e këtyre motoristëve do të jenë edhe 55 sish nga Rusia. Gjithashtu në këtë grup do të ketë edhe pjesëtarë të grupeve të radikale e ultraradikale serbe, si tifozët Delije, që e shkaktuan dhunë në Merdar para dy ditëve, pastaj Obraz, Pokret 1389 e të tjerë. Përveç shtimit të prezencës së policisë në këtë pjesë të Mitrovicës dhe Kosovës, vërehet një prezencë më e madhe edhe e forcave ndërkombëtare KFOR-it dh EULEX-it.

Banorët jo serbë të veriut të Mitrovicës janë të shqetësuar për paralajmërimin e prezencës aq të madhe të motoristëve, të cilët edhe vitin e kaluar kanë lëvizur nëpër qytet, duke provokuar banorë joserbë, e sidomos ata shqiptarë. Adem Mripa, nga Lagja e boshnjakëve, ka theksuar se shqiptarë e kësaj lagjeje janë të shqetësuar për shkak të provokimeve që këtë motoristë i kanë bërë edhe vitin e shkuar. Mripa gjithashtu ka theksuar se vërehet një prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe e forcave ndërkombëtar në atë pjesë të qytetit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus