Kryesore » 2013 » Nëntor » 29 » Marrëveshja e pazbatueshme Kosovë-Shqipëri
9:38 AM
Marrëveshja e pazbatueshme Kosovë-Shqipëri
Kosova dhe Shqipëria nuk kanë filluar ende zbatimin e marrëveshjes për përfaqësim të përbashkët konsullor nëpër qytete të shteteve të caktuara, të nënshkruar gati dy vite më parë. Ministria e Punëve të Jashtme e arsyeton vonesën me faktin se në Shqipëri kishte një tranzicion politik, andaj edhe kjo u reflektua me zvarritje.Ndërkaq burime të gazetës "Tribuna” thonë se ka edhe probleme financiare, sidomos nga ana e Shqipërisë që të niset me zbatimin e marrëveshjes. Të njëjtat burime thonë se mund të pritet që Tirana të shtojë eventualisht buxhetin për shërbimin konsullor e diplomatik vitin tjetër, në mënyrë që të mund të startohet.Deri atëherë, qytetarët e të dyja vendeve nuk do të mund të shfrytëzojnë shërbimet që u ishin premtuar. Artan Behrami, zëdhënës dhe këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se fillimi i implementimit të kësaj marrëveshje është paraparë të startojë në konsullatën e Kosovës në Stamboll
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus