Kryesore » 2012 » Qershor » 13 » Marnhac i zgjatet mandati në krye të EULEX-it
2:47 PM
Marnhac i zgjatet mandati në krye të EULEX-it
Shefi aktual i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac nuk do largohet këtë verë nga Kosova, pasi mandati i tij është shtyrë edhe për katër muaj të tjerë. Këtë e ka konfirmuar Maja Kocijancic, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. "Mbrëmë vonë Komiteti për Politika dhe Siguri në Këshill të Ministrave ka marrë vendim që ta zgjasë mandatin e shefit aktual të EULEX-it, edhe për katër muaj. Pra, tani Z. Xavier de Marnhac do jetë në krye të këtij misioni edhe për katër muaj, më saktë deri më 15 tetor. Vendimi është marrë që të sigurohet vazhdimësia e rregullt e ri-konfigurimit të EULEX-it që në fakt do të nis nga dita e nesërme, pra më 14 qershor”, ka thënë Kocijancic për "Zëri”.Në fakt, BE është edhe zyrtarisht në kërkim të një shefi të ri të misionit më të madh dhe më të kushtueshëm të saj për sundim të ligjit, mirëpo për shkak të ndryshime që do pësojë EULEX-i, ata kanë vendosur ta mbajnë gjeneralin francez në Kosovë deri më 15 tetor.

Sipas Maja Kocijancic, pas kësaj periudhe EULEX-i sipas të gjitha gjasave do e ketë një shef të ri në krye të saj.

"Duke e pasur parasysh se procedura për zgjedhjen e shefit të ri është lansuar tashmë, pres që të kemi një shef të ri deri në tetor. Ju e dini që plani fillestar ka qenë që ai (Marnhac) të largohet para verës, ndërsa tani mandati i tij u zgjat ashtu siç thashë që të sigurohemi për një tranzicion të mirë të EULEX-it”, ka thënë zëdhënësja Kocijancic.

Ri-konfigurimi i këtij misioni nis më 14 qershor, ndërsa përpos shkurtimit të stafit për 25 për qind EULEX-i tani e tutje nuk do jetë i përbërë prej tri shtyllave, por prej dy.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus