Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » Maqedonia mes më të mirëve në Ballkan në luftën kundër tregtisë me njerëz
2:53 PM
Maqedonia mes më të mirëve në Ballkan në luftën kundër tregtisë me njerëz
"Maqedonia është burim, destinacion dhe marshutë tranziti për viktimat e tregtisë me njerëz dhe punë të detyrueshme. Gratë dhe burrat e Maqedonisë janë viktima të tregtisë në vetë territorin e vendit. Viktimat e huaja, të cilat janë lëndë e prostituimit të detyrueshëm apo punës, vijnë nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Ukraina dhe Kosova", qëndron në raport, njoftoi Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.Republika e Maqedonisë edhe këtë vit është në grupin e parë të vendeve të cilat plotësisht e respektojnë Aktin e mbrojtjes të viktimat nga tregtia me njerëz, respektivisht në tërësisë i plotëson standardet minimale për eliminimin e kësaj të keqeje, përmendet në raportin e rregullt vjetor global të Departamentit të shtetit të SHBA-së.

"Maqedonia është burim, destinacion dhe marshutë tranziti për viktimat e tregtisë me njerëz dhe punë të detyrueshme. Gratë dhe burrat e Maqedonisë janë viktima të tregtisë në vetë territorin e vendit. Viktimat e huaja, të cilat janë lëndë e prostituimit të detyrueshëm apo punës, vijnë nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Ukraina dhe Kosova", qëndron në raport, njoftoi Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.

Departamenti i shtetit, megjithatë, e kritikoi Qeverinë e Maqedonisë se nuk ka arritur të sigurojë resurse financiare për viktimat të cilët gjenden në strehimore dhe nuk është punon mjaftueshëm për riintegrimin e tyre. Uashingtoni rekomandon që Qeveria të veprojë proaktivisht dhe t'i përforcojë përpjekjet për identifikimin e viktimave, si dhe të sigurojë se nuk do të deportohen apo dënohen si rezultat i asaj që kanë qenë pjesë e tregtisë.

Departamenti i shtetit i klasifikon vendet në tre grupe. Në Grupin e parë ku tërësisht i respektojnë standardet për luftë kundër tregtisë me njerëz. Në të dytin, vendet që pjesërisht i respektojnë standardet, ndërsa kjo përmban edhe nëngrup të vendeve të cilat situatat është përkeqësuar veçanërisht. Grupi i tretë i fundit, ku përfshihen vendet të cilat aspak nuk e respektojnë aktin e mbrojtjes të viktimave nga tregtia me njerëz.

Nga rajoni, Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Turqia dhe Serbia gjenden në grupin e dytë, ndërsa Maqedonia në të parin, e shoqëruar nga Kroacia dhe Sllovenia.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus