Kryesore » 2012 » Prill » 23 » Maltretojnë shqiptarin që goditi serbin me veturë
8:02 PM
Maltretojnë shqiptarin që goditi serbin me veturë
Një shqiptar nga Mitrovica e ka goditur me makinën e tij një serb, i cili bashkë me serbë të tjerë po bllokonte rrugën e kalimit në barrikadën e vendosur në fshatin Zupc.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti ka konfirmuar për mediat serbe se më pas serbët e kanë maltretuar shqiptarin, të cilit ia kanë dëmtuar makinën.Siapas Hotit incidenti ka ndodhur kur shoferi që drejtonte veturën ka kaluar nëpër barrikadën në Zupc dhe më pastaj ka provuar që të kthehet mbrapa në jug të Mitrovicës.Ai më këtë rast ka goditur një automobil, në të cilin ishte një grua shtatzënë, por e cila nuk është lënduar dhe poashtu ka goditur një të ri serb. Pas kësaj serbët e mbledhur në barrikadë në u Zupc kanë rrahur vozitësin dhe kanë dëmtuar automjetin e tij”, ka thënë Hoti për mediat serbe.

Zëdhënësi Hoti ka thënë për mediat serbe se në automjetin që drejtohej nga shqiptari ishte edhe një grua të cilën serbët nuk e kanë sulmuar.

Serbi i lënduar D.R, 25 vjeç, pas trajtimit mjekësor, është lëshuar në shtëpi.

Shqiptari i përfshirë në incident është dërguar për trajtim mjekësor në ambulancën në Zubin Potok dhe pastaj është shoqëruar për në stacionin policor atje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus