Kryesore » 2012 » Dhjetor » 7 » Lushtaku për përgjimet: Shyqyr, frikë s’kam
8:30 PM
Lushtaku për përgjimet: Shyqyr, frikë s’kam
Në Skenderaj u vu gurëthemeli i objektit të ri i Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil dhe Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve. Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se ky inaugurim hynë në investimet kapitale për vitin 2012 të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku përfshihen edhe fillimi i ndërtimeve të objekteve të reja të QKRC-QKRA-ve në gjashtë komuna."Objektet do të ndërtohen për nevoja të shërbimeve civile për qytetarët dhe me qëllim të krijimit të hapësirave më funksionale dhe komode për punë për stafin e QKRC-QKRA-ve dhe vlera e përgjithshme investimeve të gjashtë qendrave është mbi 1.5 milion euro”, theksoi ministri Rexhepi, transmeton KP.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, falënderoi ministrin për vizitën dhe tha se kjo qendër do t’i plotësojë nevojat për punë të zyrtarëve dhe qytetarëve do t’u krijohen kushte komode në kryerjen e obligimeve.

I pyetur nga gazetarët të komentojë përfshirjen e tij në skandalin e përgjimeve, Lushtaku - siç transmeton "Indeksonline” - tha: "Punën e frikës nuk e kam shyqyr. Përgjigjen duhet kërkuar në qeverinë e Kosovës”.

”Nuk është hera e parë që jam protagonist në këto ngjarje”, ka shtuar Lushtaku, i cili më herët, për "Express” ka deklaruar "nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje askujt”.

Ndryshe, investimi për objektin e ri të në Skenderaj do të arrijë vlerën prej 244,178.32 euro. Ndërtimi i objekteve të Qendrave Komunale të Regjistrimit Civil dhe Qendrave Komunale të Regjistrimit të Automjeteve, përveç në Skenderaj do të bëhet edhe në Suharekë, Gjakovë, Deçan, Podujevë dhe Vushtrri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus